Çfarë po planifikonte? Policia gjen arsenal armësh në stallën e 40-vjeçarit në Pogradec, dyshohet se…

Uniformat blu kanë zbuluar arsenal armësh dhe municion luftarak në një stallë bagëtish në fshatin Starovë të Pogradecit, që dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoninë e Veriut.

Efektivët morën informacion se shtetasi Alti Jasharllari posedonte një arsenal armësh dhe i zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij.

Gjatë operacionit u sekuestruan: një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

40 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u vendos në prangat e policisë. Sipas bluve, ai do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak.

Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT