“Kurrë nuk ikën i pafajshmi”/ Ngjela: Ahmetaj drejtësinë t’ia kërkojë gjykatës, jo publikut

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të premte se Arben Ahmetaj nëse do të ishte i pafajshëm nuk do të ishte larguar.

Sipas tij edhe vetë mbrorjtja e ish-zëvendës kryeministrit është e gabuar dhe të bën të mendosh se është fajtor, pasi një i pafajshëm nuk largohet kurrë.

“Ai që është i pafajshëm nuk ia kërkon pafajësinë as opinionit publik as gazetarisë, ai duhet t’ia kërkojë gjykatës. Ai iku! I pafajshmi ka ikur. Kurrë nuk ikën i pafajshmi. Varet edhe nga niveli i intelektit.

Po të jetë i pafajshëm bëhet hero. Ky e bënte apologjinë në vakum, nuk e di se çdo thotë në gjykatë, por me atë mbrojtje që bënte sot, s’mund të shkojë në gjykatë”,-tha avokat Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT