“Investuan vetë banorët”/ Në qeli për ndërtimin e një rruge, çfarë deklaroi para gjykatës Fran Tuci

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, u bë zyrtari i rradhës nga PS që përfundon në qeli.

Tuci akuozhet për “shpërdorim detyre”, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ai lejoi ndërtimin e një rruge në një zonë rurale, duke dëmtuar një sipërfaqe pyjore, që ishte në pronësi të shtetit, teksa projekti ishte pa leje.

Sipas të dhënave të dosjes së prokurorisë, rruga në njësinë administrative të Iballës, shkaktoi një dëm 234 milionë lekë dhe që sipas SPAK, përfundoi vetëm me shkatërrimin e sipërfaqes pyjore me mjete të rënda.

Tuci u la në burg ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme, teksa vetë Tuci i ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se në fakt bëhet fjalë për një rrugë për të cilën ai ka dhënë vetëm lejen, por kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë investuar për hapjen e rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT