Temperatura përvëluese në Shqipëri, ja qyteti që arriti pikun me mbi 40°

Temperatura të larta kanë mbërthyer Shqipërinë ditët e fundit.

Për sa i përket të shtunës, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më të larta.

Raportohet se sot, piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celcius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celcius.

Edhe dita e dielë parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celcius. Sipas meteorologëve, javës tjetër na presin ditë edhe më të nxehta.

Kulmi i nxhehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë c të enjten dhe të premten e ardhshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT