FOTOT: Të gjithë dëgjojnë gojëhapur dhe të mërzitur Doktorin

Ndërkohë që Berisha përkujton një vjetorin e “non grata” britanike, në sallë ishin mbledhur gjithë drejtuesit e mbetur të PD së Berishës dhe disa punonjës shtypi të tij.
Ajo që bie në sy është se të gjithë dëgjojnë gojëhapur dhe fytyrë vrerosur.
Sali Berisha e ka parë që gjithë këto dy vjet kur është shpallur non grata nga SHBA e Britania e Madhe, ai po xhiron bosh, edhe pse ka harxhuar shumë para e mobilizuar njerëz e media.
Nga frika e ndonjë veprimi të drejtësisë, ai ka dalë në një konferencë “vjetore” si për të ngritur zërin se është i fortë e me njerëz përreth.
E ka mobilizuar të gjithë “ushtrinë” e tij mediatike e politike.
Por jo të gjithë kanë qenë të vëmendshëm.
Flamur Noka dukej i lodhur nga organizimi i eventit dhe ka dremitur pak.
Edi Paloka nga ana tjetër kontrollonte kush mungonte e kush kishte ardhur.
Andi Bejtja dhe gazetari Basir Çollaku ishin tërë sy e vesh se çfarë të “rejash” do ofronte Doktori…