Aksident i RËNDË në Tiranë, makina përplas kalimtaren në vijat e bardha (DETAJE)

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Enjte, në Tiranë. Një automjet me drejtuese shtetasen E.SH, ka përplasur një 60-vjeçare teksa ishte duke kaluar në vijat e bardha.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja e makinës është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT