Italianët shtrihen gjatë e gjerë, të rraskapitur, në portin e Vlorës, duhet të ishin në Sarandë por nuk u lejuan (FOTO E TURISTËVE)

I ka gjetur “belaja” dhjetëra turistë italianë, që duhet të jenë të organizuar me ndonjë shoqatë sepse kanë të njëjtën uniform.

Duhet të ishin me pushime në Sarandë, por kanë mbërritur në mesditë duke fjetur në Portin e Vlorës në hyrje të tij, raporton newsbomb.al.

Ashtu të shtrirë siç duken nga fotot të kujtojnë emigratët shqiptarë në ’90. Por janë thjeshtë turistë.

Anija e tyre Red Star duhet të ndalonte në Sarandë. Nuk dihen arsyet se pse nuk është lejuar ankorimi I Red Starit në Sarandë dhe u është dashur të udhëtojnë akoma për të mbërritur në portin e Vlorës. Sapo kanë zbritur nga anija, menjëherë janë shtrirë në pllakat e portit dhe flenë. Ndërkohë policia shqiptare ka shkuar për ti pyetur për gjendjen duke I ofruar edhe ujë, raporton newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT