Vijon aksioni “Plazh i lirë”, lirohen 3500 m2 pronë publike

Ne vijim te operacionit “Plazh i lirë”, nisur dje ne Ksamil, Policia e Shtetit ka liruar dhe vëne në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.
Nderkohe qe ka nisur procedimin penal per shume persona, mes te cileve edhe drejtore.
Vetem ne Durres jane 7 te proceduar, ne Lezhe jane tre, mes tyre Drejtori në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, tre persona te tjere per shkeljet e gjetura ne zonen e Tales.
Në Durrës janë proceduar penalisht 7 shtetas nga të cilët:
-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”,
– 3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
– Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.
Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale.
Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.
Po gjatë operacionit u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.
Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi detyrës.
Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.