EMRAT/ Babai me djemtë dhe kushëririn, kush janë 4 personat që u mbytën në liqenin e Banjës

Janë identifikuar 4 persona të që u mbytën pasditen e sotme në liqeni ne Banjës në Gramsh.

Mësohet se viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari E. Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Sipas familjarëve ato janë futur për t’u larë por nuk kanë dalë më, ndërsa palombarët e Reneas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

Buzë liqenit policia thotë se gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT