Berisha: Basha ka frikë nga burgu, Rama ia pret kur të dojë fletën e arrestit

Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se është shndërruar në funksion të Edi Ramës.
Në konferencën e përjavshme, Berisha tha se Rama e pret fletën e arrestit kur të dojë për Lulzim Bashën.
“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD.
Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij.
Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.
Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.”-tha Berisha.