Lobimi i LSI-së në SHBA, Vasili: U pyeta si person që kisha dijeni, pyesni SPAK-un për detaje

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë.

“U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni. Pyesni SPAK“- u përgjigj shkurtimit Petrit Vasili.

Vasili është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura antikorrupsion për lobimin e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.

Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT