Qeveria Kurti rikthen taksën për emigrantët/ Kontrollet shkaktojnë radhë të gjata në kufi

Qytetarët që kalojnë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare të Morinës po përballen prej ditësh me radhë të gjata.

Situata e tensionuar në veri ka ndikuar që shumë emigrantë që kthehen në Kosovë për të kaluar pushimet, të zgjedhin Shqiperinë si rrugë kalimi, duke anashkaluar Serbinë. Fluksi i lartë i ka bërë ata të presin gjatë në doganë në këto ditë ku temperaturat janë ekstreme.

Shpend Qovanaj- Shef i Operatives në Pikën Kufitare Vërmicë: Vetëm 24 orëshin e fundit, kemi pasur 12 mijë vetura dhe 32 mijë persona në hyrje.

Ndryshe nga pjesa tjetër e qytetarëve nga Shqipëria e Kosova, emigrantët u nënshtrohen kontrolleve të policisë së Kosovës dhe kjo ka ndikuar gjithashtu në zgjatjen e kohës së pritjes.

Shpend Qovanaj- Shef i Operatives në Pikën Kufitare Vërmicë: Për shkak që janë me targa të huaja dhe ka qytetarë të shumtë të vendeve të treta, duhet me u regjistru, ndërsa për qyetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, zbatohet protokolli i plotë.

Në kohën e pikut sipas policisë brenda 1 minute, hyjnë mesatarisht 20 vetura në territorin e Kosovës.

Përveç kontrolleve, këtë vit qeveria Kurti riktheu për emigrantët edhe policën e sigurimit të detyruar për automjetet. Edhe ky vendim për t’i taksuar emigrantët, i ka shtuar vonesat për të kaluar në këtë pikë kufitare.

Nëse numri i emigrantëve do të shtohet në muajin Gusht, siç parashikon policia e Kosovës, me kthimin e taksës dhe kontrollet e emigrantëve, radhët pritet të jenë kilometrike.

Tv Klan

Back to top button
LAJMET E FUNDIT