Rikthehen ZJARRET në vend/ Flakët rrezikojnë ullishtet dhe banesat në Nartë të Vlorës

Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të rrezikojë ullishte dhe banesa në hyrje te fshatit Nartë.

Pesë automjete dhe 30 zjarrfiksës ndodhen në terren për izolimin dhe fikjen e zjarreve, por era që fryn nga perëndimi ndikon tek flakët që i çon drejt ullishteve dhe banesave.

Ndërkohë sipas meterologëve pritet që përgjatë ditës së dielë vendi ynë do të vijojë të jetë nën pushtetin e të nxehtit afrikan, ku sërish temperaturat do të jenë mjaft të larta.

Pavarësisht se termometri do të shënojë 1 gradë më ulët se dita e shtunë, sërish i nxehti përvëlues do të ndihet në të gjithë territorin.

Ekspertët ju bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, në mënyurë që të mos dehidratohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT