Gazetari: Ahmetaj dhe Meta aleatë, ja pse ia dha dosjen e inceneratorëve!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, foli për një aleancë mes Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës e Sali Berishës. Gazetari u shpreh se Meta kishte dijeni për inceneratorët sepse vetë ish-ministri Ahmetaj ia kishte dërguar dokumentet.

“Unë besoj se mund të ketë një lloj kimie mes Metës dhe Arben Ahmetajt. Ata kanë qenë gjithmonë aleatë. Por kur ka ndodhur thyerja për inceneratorin e Tiranës, ku Arben Ahmetaj doli jashtë loje, ai tentoi ta bllokonte projektin për inceneratorin e Tiranës, pasi pa që nuk ishte pjesë e sofrës. Pasi u rrit presioni se ky po tentonte ta bllokonte inceneratorin, Ahmetaj u tërhoq. Dhe në këtë moment i kaluan dosjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Dosje që i kishte vetëm Ahmetaj dhe një rreth i ngushtë njerëzish që nuk kishin interes t’ia kalonin Monika Kryemadhit. Dyshimet ishin të forta për një flirt mes Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, sepse kishin miq të përbashkët. Ahmetaj kishte Klodian Zoton që e kishte si argat për inceneratorët dhe i kishte dalë jashtë gardhit dhe Ilir Meta e përdori për të goditur Lefter Kokën me shokë.

Ata kishin braktisur LSI-në dhe dolën me PS-në, me kosto shumë të rëndë sepse e treguan zgjedhjet që largimi i tyre ishte rrënues për LSI-në sepse kjo parti u zhduk në Durrës. Nuk bëhej asnjëlloj afere në Shqipëri kur Meta ishte brenda qeverisjes, pa dorën e Metës. Meta e dinte çfarë bëhej me inceneratorët, nuk e mori vesh në 2020-ën. Disa dokumente ia çoi vetë Arben Ahmetaj dhe u bënë bashkë për të goditur armiqtë. Këtu është dyshimi i fortë për implikimin e Metës. Ka qenë edhe një plan për rrëzimin e qeverisë Rama dhe Arben Ahmetaj do të bëhej me Metën dhe Berishën. Arben Ahmetaj te Berisha e ka nisur karrierën politike të PD-ja. Ai nuk ka lidhje as me biznesin e PS-në e ka përdorur për t’u pasuruar. Edhe lehtësia me të cilën e lëshoi Edi Rama është sepse nuk ka ndonjë bazë elektorale. Suksesin e kishte vetëm te paratë dhe abuzimet me pushtetin.”, tha gazetari./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT