Ruçi në Beograd, parlamenti serb krijon një grup të miqësisë me Shqipërinë

Parlamenti i Serbisë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Shqipërinë, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Parlamentit të vendit tonë Gramoz Ruçi.
Ruçi ka falenderuar kryeparlamentaren e Serbisë, Gojković, për këtë iniciativë.
Ata janë shprehur se grupet e miqësisë janë promotorë të zhvillimit dhe garanci për paqen.
“Bashkëpunimi i sinqertë Shqipëri-Serbi garanton stabilitetin”, thanë dy kryeparlamentarët.