Ristani kundër Bashës: Boll me Ramën, bëmat e tij i di gjithë Shqipëria, na duhet zgjidhje

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-sekretari dhe ish-deputeti i PD-së u shpreh se është koha që tashmë të mendohet për një zgjidhje më të mirë politike se bojkoti dhe të tejkalohet denoncimi i abuzimeve dhe shkeljeve të qeverisë.

 “Duhet te përqëndrohemi të gjithë te gjetja e zgjidhjes për krizën e rëndë që po kalojmë. Rama bën çdo ditë veprime kundër interesit publik, çdo dite vjedh dhe zhvat pasuritë e shqiptarëve, çdo ditë tallet me varfërinë e tyre, por këtë tashmë, s’ka shqiptar që nuk e di.

Le të themi se faza e denoncimit dhe beteja që shqiptarët dhe ndërkombëtarët ta njohin se kush është dhe çfarë bën, e realizoi qëllimin.

Çdo energji e tepërt e harxhuar për ta denoncuar të keqen publikisht, është energji e çuar dëm. Duhen përqëndruar forcat dhe mendja, te gjetja e rrugës që na çon te zgjidhja, dakortësimi gjithëpërfshirës për rrugën e gjetur, qartësi për etapat dhe rolet, përqëndrim dhe besim.

Sidoqoftë, rruga e bojkotit dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin, tashmë është e përjashtuar si zgjidhje”, përfundon Ristani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT