Berisha nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve në Rrogozhinë: Pas skandalit të Rrajave, atij seksual të…

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të realizuara ditën e djeshme në Rrogozhinë, ka mbërritur edhe reagimi i Sali Berishës, ku përmes një dalje për mediat, ai është shprehur se nuk e pranon rezultatin e votave.

Kujtojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha humbi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut me një diferencë prej më shumë se 1 mijë vota, kundrejt atij të socialistëve.

“Procesi në Rrogozhinë u mbyll në mënyrë më kriminale sepse mandatin që ja dhanë qytetaret kandidati i koalicionit bashkë fitojmë ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi rezultati ishte përmbysur nga qendra e paligjshme e ngritur në burgun e Rrogozhinës.

Unë ju them këtu se u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit.

Në rezultatin e mbrëmshëm qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve të Rrogozhinës. Terror fiskal e fizik. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura. Fletë votimi të përgatitura paraprakisht. Fotografim i fletëve të votimit në qendrën e votimit, votime në grupe dhe familjare.

E gjithë kjo farsë u drejtua nga Erion Veliaj, i cili në përfundim të saj pranoi se shqiptarët nuk na duan. Pranoi se fituan jo se na duan.

Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, pas skandaleve seksuale të zyrtarëve, të mendosh se shtohen votat pas arratisjes së shekullit, do të thotë të jesh me një koeficient intelektual afër zeros”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT