17.6 mln lekë akcizë të papaguar, bllokohen 500 mijë litra birrë

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar.
Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.
Ky subjekt është gjobitur 70 milionë lekë, pasi hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, sipas ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar.
Javën e fundit, Ministria e Financave dhe ajo e Turizmit kanë ndërmarrë një sërë aksionesh, në përfundim të së cilave u arrit pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi që disa pronarë biznesesh kishin bërë duke vendosur shezlone në ato hapësira që janë publike.