“Komisioner dhe numërues që caktohen nga partitë”, Celibashi pas zgjedhjeve: Duhet të…
Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të realizuara ditën e djeshme në Bashkinë e Rrogozhinës, ku rezultuan me fitoren e PS, ka reaguar edhe kryekomisioneri Celibashi.
Ai tha se nevojitet domosdoshmëria që të riorganizohen komisionerët e niveleve të dyta dhe të treta. Sipas tij administrimi i zgjedhjeve vetëm nga njerëzit e partive nuk sjell integritet të procesit të zgjedhjeve.
Reagimi i Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi:
Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij.
Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ.