“Prej 3 ditësh jemi i njëjti personel”/ Shefi i zjarrfikësve për zjarret në Vlorë: Rrezikon banesat, çdo gjë që i del para…

Disa vatra zjarri janë regjistruar në fshatra të ndryshëm të Vlorës gjatë ditëve të fundit. Dyshohet se zjarret kanë qenë të qëllimshme, ndërsa janë favorizuar edhe nga era.
Shefi i zjarrfikësve, Luan Kapaj ka thotë se situata është shumë e vështirë për t’u vënë në kontroll dhe e kanë të pamundur pasi janë i njëjti personel prej tre ditësh.
“Në momentin që flasim ky zjarr po vazhdon prej disa orësh dhe është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve të zjarrit, sepse po djeg vreshta, ullinj dhe pemë frutore, çdo gjë që gjen përpara. Rrezikon banesa, rrezikon çdo gjë. Terreni është shumë i vështirë sepse shkurret janë të dendura.
Prej tre ditësh jemi të njëjtat forca që po merremi me flakët. E kemi të pamundur ta përballojmë nga ana fizike sepse janë disa fshatra që janë përfshire nga flakët. Ne jemi 30 punonjës operues që po punojnë për shuarjen e flakëve”, u shpreh Kapaj.