E FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se gruaja është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.
Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Trupi është nxjerrë nga uji dhe ka nisur menjëherë puna për identifikimin e saj.