Kurti takon Benet Becin, në fokus një projekt infrastrukturor që lidh Gjakovën me Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.
Në fokus të takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.
Gjithashtu u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.