VIDEO/ “Hapësira të bollshme, uji i pastër, rëra cilësore dhe shërbime të shtuara”, Rama shpërndan pamjet plazhit të Tales

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga plazhi i Tales këtë të mërkurë.

Kreu i qeverisë thotë se hapësirat e bollshme, uji i pastër, rëra cilësore dhe shërbimet e shtuara kanë nxitur flukse të lartash turistësh këtë sezon veror.

Kreu i qeverisë thotë se ky plazh vlerësohet maksimalisht edhe prej bizneseve të sektorit.

“Dhe nga plazhi i Tales ku hapësirat e bollshme, uji i pastër, rëra cilësore dhe shërbimet e shtuara kanë nxitur flukse të larta turistësh në këtë sezon veror që vlerësohet maksimalisht edhe prej bizneseve të sektorit, ju uroj ditë të mbarë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT