Do pezullohet kryesia, pranohet dorëheqja e Bashës…/ Nis mbledhja e thirrur nga Bardhi: Ja çështjet që do të diskutohen

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Gazment Bardhi. Sipas tij është plotësuar kuorumi, pasi prezent në mbledhje janë 245 anëtarë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pritet që të pranohet dorëheqja e Lulzim Bashës si dhe Enkelejd Alibeajt.

Konstatimin se nuk ka patur një Këshill Kombëtar në datën 20 qershor.

Po ashtu do të kërkohet edhe shfuqizimi i kryesisë së PD-së  më datë 6 qershor që hapi garën për kreun e PD-së, pezullimin e kryesisë deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të saj.

Si dhe ngritjen e një grupi të përbërë nga deputetët për të përfaqësuar PD-më edhe më hallka hetimore./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT