GBC Oil me ‘dorë të hekurt’, hap gjyq në SHBA për t’i marrë Shqipërisë 15 milionë dollarë

Shteti shqiptar është i detyruar t’i paguaj plot 15 milionë dollarë kompanisë GBC Oil.
Duke marrë shkas nga fakti se kompania në fjalë nuk ka marrë ende asnjë qindarkë, së fundmi është hapur gjyq në SHBA për të ekzekutuar arbitrazhin.
GBC Oil e ka nisur aktivitetin në vendin tonë në vitin 2007, por është e regjiistruar në ishujt Kayman, me pronarë shqiptarët Naim Kasa, Kreshnik Grezda dhe amerikanin Mark Crawford, raporton Oligarika.
Në dokumentet e bëra publike bëhet me dije se GBC Oil ka autorizuar kompaninë australiane Omni Bridgeëay, për të ekzekutuar vendimin ndaj Ministrisë shqiptare të Energjisë, Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe kompanisë publike të nxjerrjes së naftës, Albpetrol.
Pasi GBC Oil nisi punën, qeveria shqiptare i dha një kompanie të quajtur Stream Oil and Gas, licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës.
Në vitin 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë vendburimet e naftës, pasi sipas tyre kompania nuk kishte përmbushur detyrimet e marrëveshjes koncesionare. Pas shtetëzimit, GBC Oil fitoi 12.7 milionë dollarë kompesim nga qeveria shqiptare në arbitrazh, ndërsa duke përfshirë interesat bankare ka shkuar 15 milionë dollarë.