Lufta për ‘vulën dhe karrigen’ e PD/ Deputetët shkojnë në Gjykatë: Ç’regjistroni Bashën si kryetar

Deputetët Lefter Gështenja dhe Bledjon Nallbati kanë depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për heqjen e emrit të Lulzim Bashës si kryetar dhe Enkelejd Alibeaj si nënkryetar.

Deputetët kanë kërkuar zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar pasi mbrëmë ky i fundit ka pranuar dorëheqjet e tyre.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, tha deputeti Nallbati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT