Ambasada Amerikane, video për Vettingun: Shqiptarë, të gjithë të barabartë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë këtë të martë një rikujtim mbi procesin e Vetingut.

Me anë të një video në faqen zyrtare në rrjetin social, tregohet se si reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë.

“Ky proces do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit” 

Postimi 

Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një procec rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT