Basha pas votimit: Rinisim sot ngritjen e Partisë Demokratike

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar demokratët që sipas tij edhe pse janë të sulmuar dhe të sfiduar kanë votuar ditën e sotme.
Basha shtoi se me votën e tyre, sot demokratët nisin fazën e ringritjes së Partisë Demokratike.
“Dua të shpreh mirënjohje ndaj demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimeve. Jemi përballur me sfida si askush, sepse ata mijëra demokratë kanë përballuar sulme më të padenja, me padrejtësia të mëdha, por qëndrojnë jo për fatet e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që e bashkojnë këtë familje demokratike në shërbim të shqiptarëve. Përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD”, tha ai.