FOTOLAJM/ Anëtarja e komisionit thotë se votoi e para, por kutia është e mbushur me fletë

Partia Demokratike zyrtare zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike, pavarësisht se Këshilli Kombëtar vendosi t’i anulonte. Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka ndarë fotografinë e një anëtareje të komisionit, teksa voton.

“Si anëtare komisioni qe jam, pata kenaqesine te votoj e para ne degen 7, fitofte me i miri”, shkruan anëtarja teksa në dorë mban votën.

Ama në sy bie se kutia e votimit është e mbushur përgjysmë me fletë, një fakt që nuk përkon me atë që deklaron me bindje vetë anëtarja e komisionit. “Foto tregon gjithçka: voton e para por kutia nuk është bosh”, shkruan Xhaferri.

Votimi është hapur zyrtarisht prej orës 08.00 të mëngjesit të kësaj të shtune dhe 25 mijë demokratë mund t’u drejtohen 71 qendrave të votimit në gjithë vendin, për të shprehur vullnetin e tyre. Votimi mbyllet zyrtarisht në orën 19.00 të pasdites së sotme, 29 korrik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT