Kurti mbështet mbylljen e Klan Kosovës: Demokracia sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit për mbylljen e Klan Kosovës. Sipas Kurtit ndjekja e rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore dhe jo teknike.
Ai shtoi se zbatim i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik.
“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikitet”. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka shkruar ai në një postim në “Tëitter”.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se mbështet veprimet e organeve që mund te çojnë në mbylljen e Klan Kosovës.
“Në një demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk do të ulen në zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre”, ka thënë ai.
Kurti e përfunoi deklaratën e tij duke theksuar se një sulm ndaj mediave është sulm ndaj demokracisë.
“Liritë e medias janë jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën një sulm ndaj lirisë së medias”, shkoi Kurti.