Ka vërtet hallin e zaptuesve në gusht apo na gatit për “ligjin e ri”?

Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave në plazhe edhe pse tashmë ka hyrë gushti.

Kryeministri Edi Rama si gjithmonë i ashpër me të gjithë ata që shkelin ligjet me anë të një postimi thekson se kush sfidon shtetin do të përballet me Policinë e Shtetit.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”,shkruan Rama në postimin e tij.

Me sa duket fushata lidhet jo aq me interesat e pushuesve sezonalë se me përgatitjen e terrenit për ligjin e ri për vijën bregdetare.

Pak kohë më parë KM tentoi të pezullonte dhëniet e tapive në bregdet me një VKM që e publikoi në Fletore Zyrtare.

Por VKM u fshi në mënyrë aspak serioze për burokracinë shtetërore, pas një deklarate të ish-kryeministrit grek Tsipras.

Athina paralajmëroi se VKM-ja prekte interesat e minoritetit grek në zonën bregdetare të vendit.

Qeveria nuk e komentoi kurrë arsyen e fshirjes së VKM nga Fletorja Zyrtare si të ishte lajm portalesh.

U hodhën dyshime se VKM synonte të hapte rrugën e klientëve të përhershëm të qeverive Berisha e Rama, sipas modelit të Palasës, ku tashmë po ndërtohet nga njëri prej tyre, megjithëse pronësia e truallit ka probleme.

Me sa duket “ligji i ri” që përmend KM do tentojë të fusë nga dera VKM-në që u flak nga dritarja.

Vetëm se modeli Palasa ashtu si Kakomeja vite më parë nuk i ka hapur gjiret e bukura të Jonit për publikun, por përkundrazi i ka mbyllur ato për një grusht pasanikësh që mund të përballojnë çmimet stratosferike të vilave që shkojnë nga 250 mijë në 1 milion euro.

Janë kryesisht ministra, ish-ministra, deputetë, biznesmenë që punojnë me fonde publike, drejtorë dhe ish-drejtorë të lartë administrate, trafikantë droge dhe një pakicë seksere nga media që shquhen për ndërmjetësime mes biznesit dhe politikës.

Po ndërkohë, t’i lemë “shpifjet dhe stërshpifjet” dhe le të shijojmë fushatën e papritur në plazhet ku tashmë ka mbërritur 20 ditëshi i fundit i sezonit:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT