Megaoperacioni i SPAK dhe arrestimi i emrave “BIG”/ Ish-deputeti: Jam përmendur nga grupi kriminal…

I ftuar në “Zona Zero”, ish-deputeti Halit Valteri ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e ndodhur pak ditë më parë, ku ranë në pranga “emra të mëdhenj” të policisë, drejtësisë, biznesit dhe krimit të organizuar, mes tyre dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Moderatorja: Cilët mendon se janë politikanët që kanë përdorur këto aplikacione dhe për çfarë i përdorin?

Pjesë nga fjala e ish-deputetit Halit Valteri:

“Duhet të sqarojmë, ky nuk është një operacion i SPAK apo i Prokurorisë, ky është një sistem I përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në të gjithë botën. Përgjithësisht nga ata që merren me trafikun e lëndëve narkotike, që sjellin kokainën ose mariuanën nga vendet latine drejt vendeve të Europës.

…
Grupet trafikante shqiptarë, kanë rënë në “rrjetën” e Inteligjencës franceze, ndërto janë disa letër-porosi që kanë vlerë për hetimet në Shqipëri, siç është banda e Durrësit ku u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe atentati që iu bë “Rrumit” të Shijakut. Unë jam marrë në pyetje nga BKH për këtë ngjarje. Jam përmendur nga grupi kriminal ”, tha Halit Valteri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT