Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Reagon për herë të parë Veliaj: SPAK është mëse…

“Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mese i mirëpritur ne rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm te interesit publik.”-është ky reagimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
Veliaj thotë se SPAK është mese i mirëpritur në rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme, ndërsa shton se Bashkia do të vijojë punën për një Tiranë të pastër.
“Bashkia e Tiranes ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tirane që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit te Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore.
Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilet e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes” përfundon reagimi i kryebashkiakut në Twitter.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi “sekuestro preventive” për Inceneratorin e Tiranës. SPAK e kërkoi sekuestron pasi po kryen hetime për korrupsion dhe shpërdorim detyre./ Top Channel