Na quajnë “vendi i shqiponjave”, por kanë mbetur më pak se 200

Shqiponja është shpendi ynë simbol, por nëse nuk merren masa drastike shumë shpejt, ajo do t’i përkasë të kaluarës.

Një shqiponjë është gjetur e ngordhur disa ditë më parë në parkun arkeologjik industrial të Sazanit dhe ngjarja ngriti edhe njëherë alarmin për zhdukjen e këtij shpendi.

Sipas një statistike të viteve të fundit, në Shqipëri gjendet ende rreth 200 shqiponja gjithsej, por me kalimin e kohës ky numër ka ardhur në zbritje.

Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të shqiponjave; kryesore mbetet gjuetia e tyre për shitje përkundrejt një shume të caktuar parash ose për disa të tjerë edhe thjesht për t’i ekspozuar në ambientet e lokaleve.

Situata paraqitet serioze, për këtë arsye specialistët e mjedisit japin alarmin dhe bëjnë thirrje që të merren masa, për të shmangur fundin e trishtë: që shqiponja të mbetet thjesht në flamurin tonë kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT