VIDEO/ Tërheqin mbrapsht mikrofonat: Gazetarët e Kosovës bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Teksa ministrja po lexonte deklaratën e Qeverisë për mbylljen e televizionit Klan Kosova, gazetarët kanë shkuar në podium dhe kanë tërhequr mikrofonët e mediave që përfaqësojnë.

Bojkoti ndodhi një ditë pasi gazetarët kosovarë, të mbështetur nga shoqëria civile, mbajtën protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për t’ia pezulluar licensën e Klan Kosovës./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT