“Zgjohet” Monika Kryemadhi: Jepi SPAK, godit peshqit e mëdhenj

Monika Kryemadhi pothuajse është zhdukur nga ekrani, pasi i është dedikuar palestrës.

Në postimet e saj në rrjetet sociale Kryemadhi ka treguar se sa e rëndësishme është për përditshmërinë e saj tashmë palestra dhe jeta sportive.

Por pas heshtjes së gjatë, Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK vuri në sekuestro kompaninë e Inceneratorit të Tiranës, duke e inkurajuar Prokurorinë e Posaçme që të godasë peshqit e mëdhenj, siç ajo e quan.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e  biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, shkruan Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT