Gjysma e shqiptarëve të prekur nga tiroidet, mjekët: Kujdes nga vapa

Pacientët që vuajnë nga tiroidet duhet të bëjnë kujdes me temperaturat e larta të këtyre ditëve.
Mjekët këshillojnë që personat në fjalë të frekuentojnë vende sa më të freskëta.
Mbi 50% e shqiptarëve vuajnë nga problemet e tiroideve, qoftë mungesë apo tepricë e jodit.
Tiroidja, sipas mjekëve është e lidhur me çdo qelizë të organizmit të njeriut ndaj duhet mbajtur nën kontroll, pasi çdo anomali e saj shfaq probleme madhore te qytetarët.
Pacientët që vuajnë nga mungesa e jodit shfaqin lodhje dhe luhatje të humorit, e ndërsa ata që vuajnë nga teprica e tij shpesh përjetojnë nervozitet.