ALARMUESE! Guri prehistorik i zbuluar në Mirditë po tentohet të grabitet (VIDEO)

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” ka denoncuar sot një ngjarje alarmuese, persona të pa identifikuar ka disa ditë që po tentojnë të vjedhin gurin prehistorik me piktograme të zbuluar në Xhuxhe të Mirditës.
Banoret e fshatit tashmë vullnetarisht po e bëjnë me turne ruajtjen e kësaj pasurie të pa imagjinueshme pasi gjatë këtyre diteve kanë kapur dy kamione që janë futur gjatë natës për të vjedhur gurin.
Edhe pse kanë bërë denoncimin nëper institucionet përkatëse, asnjë masë nuk është marrë për ruajtjen apo hetimin e kesaj ngjarje.
Banorët shprehen se nuk kanë besim tek institucionet dhe se këtë pasuri do ta ruajnë vetë, me çdo cmim dhe me çdo kusht.
Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” i bën thirrje të gjitha institucioneve përkatese se duhet ndërhyrje urgjente dhe të marrin masa të menjëhershme për ruajtjen e këtij zbulim historik.
Shpërndajeni këtë denoncim që mos të bjeri në vesh të shurdhër ky akt i shëmtuar.
Me poshtë do të gjeni një pjesë të shkëputur nga një denoncim i banorit të fshatit, realizuar nga gazetari Edmond Prifti i cili po përgatit një reportazh rreth ketij zbulimi.