Studimi i fizibilitetit: Thumanë-Kashar, 50% më i lirë se koncesioni

Studimi i fizibilitetit për aksin Thumanë-Kashar, në përfundim të tij ka rezultuar se kostoja e segmentit është 169 milionë euro ose gati 50% më lirë se koncesioni i fituar dhe i anuluar pak muaj më parë me vlerë 330 mln euro.

Studimi gjendet në “Raportin e monitorimit të strategjisë së zhvillimit të transportit për vitin 2016-2020” hartuar nga vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontratat për ndërtimin me PPP për dy akse të autostradës, Milot – Balldren dhe Thumanë – Kashar u dhanë pa përfunduar ende studimi i fizibilitetit, teksa në Kuvend pritej të miratohej projektligji për ndalimin e PPP të pakërkuara.

Qeveria e anuloi koncesionin e aksit Thumanë – Kashar në janar të 2019 pasi iu zbulua skandali i Unazës, ku ishte përfshirë Gener 2, përfituesja e koncesionit.

Qeveria nuk para këqititë asrsyetim, por deklaroi në publik se koncesioni u anullua pasi  fondet “do të shkonin për të ndërtuar kampuset universitare për të plotësuar kërkesat e studentëve protestues”, por kjo nuk u argumentua më tej.

Edhe projekti Milot-Balldren është kontestuar si i mbifaturuar por qeveria e hodhi përgjegjësinë e miratimit në Kuvend, i cili e votoi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT