I refuzohet azili në Gjermani, shqiptari i vë flakën kampit (VIDEO)

Një video ku shfaqet një i ri shqiptar teksa i vë flakën dhomës së kampit ku ishte strehuar, ka bërë jehonë të madhe në mediat gjermane.
Me pretekstin se autoritetet gjermane ia kanë refuzuar azilin, i riu shqiptar ka publikuar një video ku dëgjohet teksa thotë:
“Aty ku ka shqiptarë dije se gjithmonë ka me i hi flaka venit. Nuk u kanë budallë ai si e ka thanë…”, ndërsa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës, pamje që shihen edhe në videon e publikuar nga mediat gjermane.