Raporti: Kërkesat e shqiptarëve për leje qëndrimi në Itali, në rritje

Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj.

Aktualisht në Itali jetojnë 5 milion e 144 mijë shtetas të huaj e 440 mijë janë shqiptarë.

Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi  1 milionë e 190 mijë, shkruan Oranews.

Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me dokumenta të rregullta janë rritur me  7.8 % në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar), 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).

Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT