Qytetari denoncon restorantin se i dha KUPON në greqisht, Tatimet hidhen menjëherë në sulm, gjobitet ‘ESPERIA’ (VIDEO)

Denoncimi i një qytetari ka bërë që një restorant i njohur në Himarë të gjobitet nga Drejtoria Tatimore.
Ministrja e Financave Anila Denaj, në një deklaratë për mediat nga Himara, bëri të ditur se Tatimet kanë ndëshkuar restorantin “Esperia”.
Një qytetar kishte kërkuar kupon tatimor dhe pas disa kërkesave, i ishte dorëzuar një kupon në gjuhë greke i shkruar me dorë.
Qytetari ka denoncuar se kuponi ka çmime përtej artikujve ushqimore që kishte konsumuar dhe inpektorët e Tatimeve, të shoqëruar nga ministrja kanë shkuar menjëherë te restoranti “Esperia”.
Ministrja paralajmëroi bizneset e gjobitura se nëse kapen edhe njëherë me shkelje do të bllokohen, ndërsa bëri të ditur se nga java tjetër do të krijohet një aplikacioni për denoncimin e rasteve abuzive nga qytetarët.