Sezoni turistik shtrenjton ushqimet, statistikat: Çmimet rriten me 2.8%

Çmimet e ushqimeve u shtrenjtuan ndjeshëm në kulmin e sezonit turistik, teksa inflacioni regjistroi një rritje të lehtë me 1,5%.
Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike u rritën me 2,8% në korrik, në një kohë kur prodhimet vendase duhet të dominonin tregun dhe çmimet të pësonin rënie.
Rritja vjetore e çmimeve gjatë muajit të kaluar është ndikuar gjithashtu edhe nga zëra të tjerë si: qeratë, kafenetë, restorantet dhe ato për argëtim dhe kulturë.
Me gjithë shtrenjtimin e pjesës më të madhe të mallrave që konsumohen në përditshmëri, inflacioni vijon të mbetet ende në nivele të ulta.