Profesor Fuga: Nga jashëqitjet dhe plehërat tona po kutërbon Franca, Belgjika, Anglia dhe gjithë bota

Profesor Fuga është gdhirë këtë të premte në Pogradec, i emocionuar.
“Ne në Pogradec shyqyr Zotit nuk kemi incinerator.
Uji nga cezma, si i thone ta pish ne kupe! Pse ta blesh me shishe te pista plastiku qe ta plasin buzen, tani ne vere shperthejne mikrobe. E ndjen ne fyt se eshte qelibar, i ftohet, tretes!
Miku im i ri qe sherben me solli nje leng vishnje, te ftohte. Pije si ajo, nuk kam provuar. Pini pepsi pini!
Mos eshte e shtrenjte o shoku? – i thashe.
Po nuk shitet ajo, tha, eshte falas, ja jap vetem profesor e larte, tha.
Cila firme e ben? – e pyeta si idiot. Nena bre, me tha. Nje peme eshte ne fshat. Nga frutat e saj dalin dy litra.
Imagjino c’me kishte dhene miresia pogradecare? Gjysme peme! E ta jep njeri ne Tirane!
Kjo qenka vetem per te lepire goten nga jashte, bre, ja ktheva pogradecarce, aq e bukur ne shije!
Ai qeshi me syte jeshile te bukur!
Kur them une mos u mblidhni te gjithe atje se nga jashteqitjet dhe pleherat tane po kuterbon Franca, Belgjika, Anglia, gjithe bota.
Ikni mo!
Ja ne Pogradec.
Nje kafe turke e ploteson treshen.
Nuk di cilen te pi me pare, nga ta filloj”, shkruan profesori, që është njëkohësisht edhe akademik i lartë.