Shehaj: Mos protestoni për kullat në Tiranë, se kemi halle të tjera. Po na shpërqendroni

Ndërtimi i kullës më të lartë në Tiranë pas Teatrit të Operës dhe Baletit tregoi edhe njëherë që Shqipëria nuk ka opozitë, por një “bandë gjobëvënëse”.

Këtë e konfirmon mëse miri edhe bashkëkryetarja e grupit hetimor në “Foltore”, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj.

Ajo shkruan në Facebook se kushdo ka të drejtë të “protestojë për kullën e Gimit, por opozita jo”.

Sipas saj, opozita nuk duhet të protestojë për kullat pasi humbet fokus.

Ajo thotë se opozita duhet të protestojë vetëm për çështjen e inceneratorëve, por jo për shkatërrimin e parqeve në Tiranë dhe kthimin e kryeqytetit në beton.

“Kush mendon se duke kriju artifica dhe kauza do shperqendroje vemendjen nga INCENERATORET.
E ka shume gabim.

Kushdo ka te drejte te protestoje per kullen e GIMIT, sot opozita ka per detyre te ndihmoje ne zbardhjen e aferes monstruoze te INCENERATOREVE.

Nqs opozita merret me ngjarje dytesore do ishte fatale, ZERO KOMPLEKS per kete qe po them.

Opozita ka denoncuar me fakte e me shkresa kullat e tiranes, Arlis shpk dhe te tjeret dhe per kullat pa leje.

Jane nisur dhjetra shkresa institucioneve perfshire dhe KLSH.

Jane bere disa kallezime penale jo vetem per pastrimin e parave por dhe korrupsionit ne lidhje me keto kulla.

Prandaj keta qe merren me keto kauza se keshtu i leverdis disave ta vazhdojne.

Opozita per mua duhet te kete prioritet INCENRATORET, TIMS, METAMORFOZA, PORTI I DURRESIT e gjithcka lidhet me kriminalizimin e keto shteti.

Kauzat e tjera ua lem ketyre opozitareve se e sigurt ua jep rama ca vota per nai mandat tirane”, shkruan ajo./TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT