VIDEO: Një media në Malin e Zi jep lajmet me spikere të inteligjencës artificiale

Për herë të parë në rajon lajmet janë dhënë me spikere virtuale dhe këtë e ka bërë portali dan.co.me në Malin e Zi.

Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviç, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global, pritet të sjellë përfitime në disa fusha.

Me përdorimin e inteligjencës artificiale në media pritet të eliminohen disa detyra të zakonshme, e një ndër to është edhe puna e spikeres.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT