Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi: Shqipëria është parajsa e krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Ai ka reaguar në lidhje me dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” ku pretendohej fuqizimi i grupeve shqiptare në trafikun e drogës.
Bardhi shkruan se në listën e armiqve të jashtëm të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është shtuar edhe ‘Rai 3’.
“Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar.” shkruan Gazment Bardhi.