Çështja e Butrintit, Tare: Nuk ka komunikim mes qeverisë dhe UNESCO-s

Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Ai ka  sjellë në vëmendje me anë të një statusi në rrjetet sociale se komunikimet mes qeverisë shqiptare dhe  UNESCO-s kanë humbur.

Tare shkuan se Gjykata Kushtetuese është informuar nga nje person i panjohur se  shteti shqiptar nuk gjen dot korespondencën me UNESCO-n për këtë çështje.

Gjykatës Kushtetuese i është dërguar një letër e thjesht, pa vulë, me shkrim dore ku shkuhet: “Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.

“Butrint, Pasuri Boterore e Unesco-s.   Kthim pergjigjie Gjykates Kushtetuese mbi korespondencen e M.K  dhe UNESCO, mbi Draft Ligjin dhe aspekte te tjera me interest per Butrintit ne lidhje me Administrimin nga nje Pale e trete Private.

Gjykata Kushtetuese informohet nga nje person i pa njohur se  Shteti Shqiptar nuk gjen dot korespondencen me UNESCO-n per Ceshtjen e Butrintit qe kjo Gjykate ka ne shqyrtim.  Korespondenca ka humbur. “ shkuan Tare.

Marrë nga facebook.com/auron.tare.9

Back to top button
LAJMET E FUNDIT