RENEA del nga baza e Yzberishtit dhe “merr në dorë” sigurinë e bregdetit të jugut

Përgjatë këtij sezoni turistik, Policia e Shtetit ka arritur sigurinë në vijën bregdetare të vendit si dhe në të gjitha zonat me fluks të lartë turistësh dhe pushuesish. Ndër to, edhe në bregdetin e preferuar të jugut.
Përveç Patrullës, Policisë Rrugore, asaj Detare, Shqiponjave dhe Delta Forcës, e cila është e vendosur përherë në Vlorë, atje ka shkuar edhe një batalion i Forcave Speciale RENEA.
Për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe turistët e shumtë që janë dyndyr në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në bregdetin e jugut, kanë shkuar edhe specialet e RENEA-s.
Nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale që i ka nxjerrë specialet e RENEA-s nga baza e tyre në Yzberisht, aty ku dhe janë zhvendosur që prej vitit 2020, por ata janë planizuar në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë për të parandaluar çdo ngjarje të mundshme.