DEKORATAT/ Rivaliteti i parë mes kryeministrit e presidentit, pse u harrua ligji në sirtaret e Kuvendit në shkelje të ligjit

Kur në krye të shtetit ishte president Ilir Meta, kritikat vërshuan për mënyrën se si po zbatonte ligjin e dekoratave në vendin tonë. Tashmë me në krye president Bajram Begajn, dekoratat duken se kanë mbetur në sirtar.
Është Instituti i Studimeve Politike (ISP) që ka konkluduar se dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit nr 93/ 2022, vijon të jetë pjesë e programit të punës së Kuvendit edhe pas 8 muajsh.
Siç raporton edhe isp.com.al, neni 86, i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për rishqyrtim ligji parashikon:
- Kalon menjëherë për shqyrtim në komisionin përgjegjës
- Futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit.
- Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për arsyet e kthimit.
- Komisioni përgatit raportin brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij.
- Seanca plenare voton për pranimin ose rrëzimin e dekretit.
Pra, edhe pas 8 muajsh, duke kaluar çdo afat, dekretet për rikthim ligji nuk janë shqyrtuar. Pikërisht kjo çështje, duket se po krijon rivalitetin e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj. Ligji është harruar nëpër sirtare dhe sipas hulumtimit të “isp” janë thyer afatet ligjore. Një infografik i rëndësishëm që tregon se po lind “krisja” e parë mes të parit të shtetit dhe të parit të qeverisë.